Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vijon të mbajë të njëjtin qëndrim lidhur me vendimin për ushtrimin e detyrës nga kryetarët e zgjedhur të komunave veriore.
Sipas Kurtit, kryetarët janë legjitim dhe nuk duhet të ushtrojnë detyrën në zyra paralele.
Kosovapress raporton se nuk duhet të ketë paralelizma në veri dhe se mandati i kryetarëve duhet të ushtrohet në bazë të kompetencave të tyre.
“Nuk duhet të ketë paralelizma në veri, nuk pranojmë që kryetarët të ushtrojnë detyrat në zyra paralele”, ka thënë Kurti para gazetarëve.
Ndërsa sa i përket raportit me SHBA-të, Kurti u shpreh se janë të shkëlqyeshme por shtoi se “ka raste kur dallojnë në qasje”.