Berisha: Tahiri u lirua me urdhër direkt të Ramës. I çoi ultimatum

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lirimin e sotëm të Saimir Tahirit nga qelia burgut, Sali Berisha e shpjegoi si një urdhër direkt të Edi Ramës.

Sipas Berishës, Tahirit iu sos durimi dhe i dha ultimatum Ramës se nëse nuk do ta lironte nga qelia, do të zbërthente lidhjet e tij dhe të vëllait të tij, Olsi ramës me krimin dhe bandat nga Meksika në Amerikë të Jugut.

“U lirua me urdhër të Ramës. Tahirit iu sos durimi. U lirua me ultimatumin që ai i çoi Edi Ramës, se përndryshe do të zbërthejë të gjitha lidhjet kriminale të Edit dhe Olsit nga Meksika në Amerikë të Jugut. Urdhër direkt i Ramës. Saimir Tahiri ja dha këtë paralajmerim botërisht dhe zyrtarisht që nqs une do të di të mbrohem. Më në fund ai arriti ta mposhte Edi Ramën, i cili tani është i ngërthyer ne aferën Mcgonigal. Po bën lobimin më të fuqishëm që të shpëtojë. Por s’do shpëtoje dot, megjithë angazhimin e Soros dhe miqve të tij. Unë kam besim te drejtesia amerikane.” – u shpreh Berisha nga konferenca e përjavshme për shtyp në selinë e PD-së. 

Share This Article