Princi i Kurorës së Jordanisë dhe arkitektja saudite u martuan të enjten në një ceremoni luksoze plot me VIP-a ndërkombëtarë, duke përfshirë Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jill Biden dhe Princin Uilliam dhe Princeshën e Uellsit Kate Middleton.
Princi i Kurorës i Jordanisë Al Hussein bin Abdullah II dhe arkitektja saudite Rajëa Alseif u martuan të enjten në një ceremoni luksoze. Shumë anëtarë mbretërorë dhe përfaqësues të shtetit ishin të pranishëm duke përfshirë Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jill Biden dhe Princin Uilliam dhe Princeshën e Uellsit. Kate Middleton. Çifti mbretëror mahnitën me daljen e tyre publike dhe me paraqitjen e tyre.
Duke qenë se dy familjet mbretërore kanë një marrëdhënie të mrekullueshme dhe së fundmi Mbretëresha Rania dhe bashkëshorti i saj morën pjesë në kurorëzimin e Mbretit Charles III edhe Princi dhe Princesha e Uellsit nuk kishin si të mundonin në dasmën mbretërore.
Ceremonia e dasmës u ndoq në gjithë mbretërinë ndërsa 18,000 njerëz u mblodhën në një amfiteatër të lashtë romak për të parë ngjarjen më të rëndësishme në një ekran të madh. Pas ceremonisë, çifti mbretëror përshkoi Amanin me një autokolonë për të marrë pjesë në pritjen e tyre në Pallatin Al Husseiniya.
Të shoqëruar nga një bandë ushtarake, çifti qëndroi mbi një Range Rover të hapur dhe përshëndetën me dorë qytetarët që ishin rreshtuar në anë të rrugës, duke brohoritur. Huseini do të trashëgojë fronin në një nga monarkitë më të vjetra të Lindjes së Mesme.
Ai është pasardhës i drejtpërdrejtë i Profetit Muhamed, themeluesit të Islamit. Ndërkohë Alseif ka lidhje si me familjen mbretërore të Arabisë Saudite nëpërmjet nënës së saj, Azza al-Sudairi, dhe me një fis të lashtë, të shquar arab, Subai, përmes babait të saj biznesmen miliarderit, Khalid al-Saif.
Të dy janë të arsimuar në SHBA. Princesha fitoi diplomën e saj të arkitekturës nga Universiteti i Syracuse në 2017.