Është arrestuar ditën e sotme sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se arrestimi i zyrtares së lartë është bërë me urdhër të SPAK dhe ajo akuzohet për veprën penale të korrupsionit.
Detaje të reja pritet të mësohen në vijim. se për cilin rast akuzohet zyrtarisht.
Megjithatë, akuzat ndaj këtij institucioni kanë qenë të shpeshta. Rasti i fundit ishte kallëzimi penal që bëri në SPAK, Kontrolli i Lartë i Shtetit për 10 zyrtarë të ministrisë së shëndetësisë për koncesionin të laboratorëve të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjes, si dhe për tenderin e blerjes së monitorëve për pacientët me Covid.
Gjithsesi, rasti për të cilët akuzohet sekretarja e përgjithshme, Joana Duro pritet ende të konfirmohet nga SPAK.