Senatori amerikan Chris Murphy ka hartuar hapat e një plani të cilat sipas tij mund të çojë në uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Murphy ka bërë apel që Policia e Kosovës të tërhiqet nga veriu dhe Serbia po ashtu t’i japë fund protestave për të ulur përplasjen në veri të Kosovës.
“Disa nga elementët më të rëndësishëm të de-përshkallëzimit:
– Policia speciale e Kosovës të tërhiqet/Serbia të ndërmarrë hapa të vërtetë për t’i dhënë fund protestave.
– Zhvillimi i zgjedhjeve të reja
– Qasja në ndërtesat komunale të jetë e kufizuar për nëpunësit civilë
– Marrëveshjet e mëparshme Serbi/Kosovë të respektohen, përfshirë ASM”, shkroi Muphy në Twitter.