ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta? 56 minutes ago
Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026 60 minutes ago
Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, 104 raste 1 hour ago
Fitoi finalen dhe bëri shqiponjën, sportisti shqiptar përjashtohet nga gara në shtetin fqinj 1 hour ago
SPAK i kap Agasit një pajisje përgjimi në zyrë – Emrat e të përgjuarve 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

SHBA apel prokurorëve: Dënoni më shumë trafikantë

albnews by albnews
30 October, 2019
in Albania
0
SHBA apel prokurorëve: Dënoni më shumë trafikantë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Trafikantët duhet ta dinë që ne nuk do të tolerojmë veprimet e tyre të neveritshme dhe kriminale. Së bashku, ne duhet të jemi të vendosur. Dhe së bashku duhet të vazhdojmë të ndërtojmë zinxhirin që lidh trafikantët me ndjekjet penale dhe dënimet, që mbështet viktimat me strehëza dhe përkrahje dhe ngre lart të gjithë Shqipërinë me premtimin e të nesërmeve më të ndritshme”, tha sot i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA-së, Daniel Koski në Konferencën Rajonale kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, mbajtur në Tiranë.

Në fjalën e tij, Koski tha se “nuk ka nevojë të thuhet që trafikantët janë të zgjuar. Ata përshtaten. Përpiqen të qëndrojnë një hap përpara drejtësisë. Por, edhe pse ne nuk mund t’i shohim gjithmonë, në të vërtetë dimë shumë rreth tyre. Ne dimë se si punojnë. Dimë se ku punojnë. Dhe, në shumë raste, dimë se cilët janë”.

RelatedPosts

Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv

Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, 104 raste

Ai deklaroi se SHBA do të mbështesë të gjithë prokurorët e ndershëm në këtë rrugë të dënimit të trafikantëve.

“Prokurorët e rretheve formojnë një hallkë. Ligji në dispozicion të tyre për të ndjekur penalisht trafikantët është një tjetër. Duke përdorur ligjin ekzistues prokurorët mund t’i nxjerrin jashtë shoqërisë shqiptare trafikantët dhe t’i futin në burg, aty ku e kanë vendin. Prokurorë, ju bëj thirrje që të hetoni, të ndiqni penalisht dhe të dënoni më shumë trafikantë. Ne do t’ju mbështesim gjatë rrugës”, u shpreh më tej ai.

Koski tha se “Koordinatorëve të viktimave, punonjësve socialë dhe punonjësve të strehëzave që i bëjnë viktimat sërish të plota – secili prej jush është një hallkë tjetër në zinxhir. Trafikantët shkaktojnë dëme për viktimat e tyre dhe për shoqërinë shqiptare, por ju shërbeni për t’i shëruar ato plagë. Ju ofroj lëvdatat e për financimin dhe punësimin e koordinatorëve të viktimave në zyrat e prokurorisë. Këto janë para dhe përpjekje të shpenzuara mirë.  Për të ndihmuar në krijimin e hallkës tjetër në zinxhirin tonë, I bëj thirrje qeverisë të ndihmojë që strehëzat e trafikimit të lulëzojnë”.

I ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA-së tha se “vitin e kaluar, qeveria bëri gjënë e duhur dhe financoi strehëzat për viktimat e trafikimit. Këtë vit, i bëj thirrje qeverisë shqiptare të ndërmarrë hapin tjetër logjik duke krijuar një mekanizëm financimi që ndan fonde dhe burime të përshtatshme për strehëzat mbi një bazë të qëndrueshme dhe të rregullt. Nevoja për strehëza të financuara mirë nuk mbaron me përfundimin e vitit kalendarik”.

“Fonderia në të cilën farkëtojmë hallkat e zinxhirit është reforma në drejtësi e Shqipërisë. Edhe pse vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve qëndron në zemër të saj, reforma në drejtësi është më shumë se kaq. Ajo parashikon një shoqëri që mbron anëtarët e saj më të cenueshëm dhe ndëshkon ata që i viktimizojnë. Shfrytëzojeni vrullin e reformës në drejtësi, për të nxitur dhe frymëzuar veprimet tuaja për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore. Kjo është një forcë e pandalshme. Përdoreni energjinë e saj”, apeloi ai.

Koski tha se “drejtuesit në nivelet më të larta të qeverisë së Shteteve të Bashkuara kanë treguar një angazhim për reformën në drejtësi dhe për të luftuar trafikimin, duke marrë forcë nga tradita amerikane e çlirimit të njerëzimit, e njëjta traditë e nderuar nga Frederick Douglass. Siç ka thënë kohët e fundit Sekretari i Shtetit Pompeo, “trafikantët duhet ta dinë që ne nuk do të tolerojmë veprimet e tyre të neveritshme dhe kriminale”.  Së bashku, ne duhet të jemi të vendosur. Dhe së bashku duhet të vazhdojmë të ndërtojmë zinxhirin që lidh trafikantët me ndjekjet penale dhe dënimet, që mbështet viktimat me strehëza dhe përkrahje dhe ngre lart të gjithë Shqipërinë me premtimin e të nesërmeve më të ndritshme. Ju përgëzoj të gjithëve për përpjekjet tuaja të shkëlqyera dhe shpreh zotimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për qëllimet tona të përbashkëta”./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

22 December, 2025
Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

22 December, 2025
Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, 104 raste

Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, 104 raste

22 December, 2025
Fitoi finalen dhe bëri shqiponjën, sportisti shqiptar përjashtohet nga gara në shtetin fqinj

Fitoi finalen dhe bëri shqiponjën, sportisti shqiptar përjashtohet nga gara në shtetin fqinj

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result