Balla: Mirënjohës për mbështetjen e Presidentit të PE-së për negociatat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot pas publikimit të lajmit se Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli do të vizitojë Shqipërinë në fillim të muajit dhjetor.

Balla shprehu mirënjohjen për Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, i cili ka mbështetur fillimin e menjëhershëm të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas Ballës, Parlamenti Evropian tregoi angazhim të plotë në vazhdimësinë e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Parlamenti Evropian tregoi angazhim të plotë në vazhdimësinë e zgjerimit të BE në Ballkanin Perëndimor. Mirënjohës Presidentit të Parlamentit Evropian për mbështetjen e tij në favor të fillimit të menjëhershëm të bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian”, tha Balla./ATSH/

Share This Article