Një tjetër krim i rëndë në familje ka ndodhur në Shqipërisë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.10, Korçë, ku burri ka goditur me thikë bashkëshorten e tij, e cila është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Burime bëjnë të ditur se autori i kësaj ngjarjeje është shtetasi Aleko Myrtollari, ndërsa e plagosur në gjendje të rëndë ka mbetur bashkëshortja e tij Manjola Myrtollari. Nga të dhënat e para, dyshohet se krimi mund të ketë ndodhur për motive xhelozie. Vajza 16-vjeçare ka lajmëruar policinë, pasi e ka gjetur nënën e saj të plagosur.
“Rreth orës 22:00, në lagjen nr.10, Korçë, në banesë shtetasi A. M., rreth 46 vjeç, ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen M. M., rreth 38 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë krehjen e saj. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar shtetasit A. M., i cili pasi ka plagosur bashkëshorten e tij është larguar nga vendi i ngjarjes”, njofton policia.