Vajza e Princit Harry dhe Meghan Markle, Princesha Lilibet, dje mbushi 2 vjeç dhe prindërit e saj i organizuan një festë të veçantë ditëlindjeje.
Krahasuar me vitin e kaluar, kur u festua ditëlindja e vajzës së dytë të çiftit në Mbretërinë e Bashkuar, Harry dhe Meghan kanë ftuar miqtë dhe fëmijët e tyre në shtëpinë e tyre në Kaliforni për një Barbeque këtë vit .
Festa me temë kafshësh ishte e mbushur me miq të famshëm të çiftit dhe fëmijët e tyre. Por asnjë anëtar i familjes mbretërore nuk ishte i pranishëm në këtë ngjarje.
Disa burime kanë treguar se monarku po planifikonte një dhuratë që do t’i dorëzohej në Montecito për ditëlindjen e vogëlushes. Sipas thashethemeve, Charles III ishte në kërkim të një vilë me porosi, të ngjashme me atë që mbretëresha Elizabeth dhe motra e saj Princesha Margaret kishin kur ishin fëmijë.
Ndërsa nuk ka zëra të tjerë për dhuratat, një burim tha se “Pa dyshim që Lilibet do të marrë tonelata dhurata”.