Akuzohet se mori 330 mijë lekë ryshfet për një tender, GJKKO lë në burg Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë

albnews
By
1 Min Read

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro është lënë në masën e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykatës së Posaçme (GJKKO). Po ashtu, GJKKO ka lënë në burg edhe Specialisten e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, Laura Sheto.

Duro dhe Sheto u arrestuan më 2 qershor, të akuzuar se morën një shumë parash nga një kompani, për ta favorizuar atë për të fituar tenderin për supervizimin e rikonstruksionit të disa qendrave shëndetësore.

Sipas SPAK, Duro mori 330 mijë lekë ryshfet, ndërsa të dielën (4 qershor) u ndaluan edhe administratori dhe inxhinieri i kompanisë së favorizuar për të fituar tenderin.  

Dy zyrtaret akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.

Share This Article