Gazetari Bledian Koka ka treguar se e ka dëgjuar lajmin për arrestimin e mundshëm të Vangjush Dakos tre ditë më parë.
Në emisionin “Log.” ai u shpreh se një i njohuri i tij që po qëndronte në një lokal peshku në Durrës e ka marrë në telefon dhe i ka thënë se do të arrestojnë Dakon. Koka tha se me këtë dekonspirim vihet në diskutim serioziteti i organit të akuzës.
“Para tre ditësh më marrin në telefon nga një restorant peshku në Durrës dhe më thanë: “Vëllaçko jam këtu dhe thonë do arrestohet Vangjush Dako”. Kur e marrin vesh unë dhe ti, po Vangjush Dako kur e ka marrë vesh këtë punë?! Ne vëmë në diskutim seriozitetin e organit të akuzës”, deklaroi ai.
Ai tha se Dako sot akuzohet edhe për vrasje të mbetur në tentativë, për shkak të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, dhe në rast se akuzat provohen mund të prodhojnë një dënim deri në 15 vite burg.
“Dako akuzohet sot edhe për vrasje në tentativë. Është një dosje shumë e rëndë që vështirë që Dako t’ia hedhë me pak vite. Shpërdorimi i detyrës ka edhe efektin zinxhir. Nëse ky shpërdorim detyre i ka rrezikuar jetën banorëve, mund të prodhojnë edhe një dënim me 15 vite burg.