Arbëreshët në Tiranë! Parada e traditës 6-shekullore me këngë e kostume të trashëguara: U kthyem në shtëpinë tonë! Gjuha, pengu ynë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në kuadër të Javës Italiane, iu dedikua një ditë speciale arbëreshëve. 21 komuna dhe 3 provinca, krijuan në sheshin “Italia” një spektakël të kostumeve, këngës e traditës së tyre.

“Thonë se kur Skënderbeu vdiq, u shfaq Shën Mëria dhe tha: Shqiptarë ejani me mua sepse do t’ju shpie atje ku do të gjeni atdheun tuaj të ardhshëm…”

Kostumet shumëngjyrëshe unike, bizhuteritë antike, gjuha e ëmbël arbëreshe edhe në këngë të traditës pushtuan këtë fillim javë sheshin “Italia”… Në Javën Kulturore Italiane i dedikon një ditë arbëreshëve…

“Filli lidhës i të gjitha aktiviteteve që kemi mbajtur është kjo miqësi e madhe mes Shqipërisë dhe Italisë, dhe ju e dëshmoni më së miri këtë marrëdhënie shekullore mes dy vendeve”, thotë ambasadori Fabrizio Buçi.

Share This Article