ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Meghan Markle flet për raportin me Princ Harry mes vorbullës së spekulimeve 27 minutes ago
Shorti/ Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki-Kosovë, shmangim Italinë, ja me kë mund të ndeshemi në finalet e play off 37 minutes ago
“Teze më dërgo firmën ta falsifikoj”, zbardhen përgjimet e reja pjesë e dosjes së Ballukut 2 hours ago
Luftuan të dyja me kancerin, përqafimi i Kate Middleton dhe Jessie J frymëzon publikun 3 hours ago
Presidentja Vjosa Osmani dekreton 28 dhjetorin si data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë 3 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Arrestimi i Vangjush Dakos, SPAK nis hetimet ndaj personave që nxorën sekretin hetimor

albnews by albnews
7 June, 2023
in Shqiperia
0
Arrestimi i Vangjush Dakos, SPAK nis hetimet ndaj personave që nxorën sekretin hetimor
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

SPAK ka nisur hetimet ndaj personave që dyshohet se kanë nxjerrë sekretin hetimor në lidhje me arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.

Sipas SPAK këto persona akuzohen se kanë zbuluar të dhëna sekrete lidhur me masat e sigurimit ndaj Vangjush Dakos dhe ish zyrtarëve të tjerë të Bashkisë Durrës duke ia kaluar këto të dhëna palëve të treta.

RelatedPosts

Raporti i OIT, sa orë në javë punojnë shqiptarët dhe krahasimi me vendet e tjera

Shembet ura që lidhte tre fshatra në zonën e Delvinës, izolohen tërësisht banorët

Seanca maratonë, mazhoranca miraton me 83 vota pr.buxhetin 2026, opozita del kundër. Sinaj nuk voton “Paqen Fiskale”

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e verifikimeve të kryera kryesisht, ka filluar hetimet për kryerjen e veprës penale ”Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, të parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal.

Fillimi i hetimeve kryesisht për këtë vepër penale është bërë për shkak të zbulimit ndaj të tretëve të të dhënave dhe të përmbajtjes së akteve procedurale, të cilat përbëjnë ”sekret hetimor”, që lidhen me veprimet procedurale të paraqitjes dhe të shqyrtimit të kërkesës me objekt caktimin e masave të sigurimit në ngarkim të shtetasve V.D etj, të kryera në kuadër të procedimit penal nr.197 viti 2020 të Prokurorisë së Posaçme”, njofton SPAK.

Nën hetim nga SPAK janë “të gjithë personat e përfshirë në kryerjen e veprimeve procedurale për caktimin e masave të sigurimit për procedimin penal nr.197 viti 2020, duke përfshirë funksionarët e drejtësisë, personelin administrativ të organeve procedurale, si dhe çdo person tjetër që ka marrë dijeni për veprimet procedurale për shkak të funksionit të tij, të cilët mundet të kenë zbuluar të dhënat sekrete ndaj personave të tretë”.

Vangjush Dako u arrestua më 6 qershor për shpërdorim detyre lidhur me dy raste. SPAK shpjegon se Dako në bashkëpunim me 9 ish-zyrtarët e tjerë “kanë legalizuar një objekt të ndërtuar para zbardhjes së lejes së ndërtimit, dhe jo sipas projektit të miratuar. Dako së bashku me drejtorin e firmës së ndërtimit, arkitekten dhe topografët kanë shpërdoruar detyrën, pasi nuk kanë pasqyruar në dokumentacionin tekniko-ligjor, të objektit të vërtetën në lidhje me kohën kur janë bërë punimet dhe është realizuar ndërtimi, duke bërë që këto akte të jenë të falsifikuara në përmbajtje”.

Në rastin e dytë, SPAK thekson se në vitin 2014 ka rezultuar se Bashkia e Durrësit ka kryer një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. Sipas SPAK grupi i ngritur nga Dako për vlerësimin e projektit kanë nxjerrë në mënyrë të qëllimshme një vlerë shumë herë më të lartë se sa vlera reale e përcaktuar edhe me VKM.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Meghan Markle flet për raportin me Princ Harry mes vorbullës së spekulimeve

Meghan Markle flet për raportin me Princ Harry mes vorbullës së spekulimeve

20 November, 2025
Shorti/ Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki-Kosovë, shmangim Italinë, ja me kë mund të ndeshemi në finalet e play off

Shorti/ Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki-Kosovë, shmangim Italinë, ja me kë mund të ndeshemi në finalet e play off

20 November, 2025
“Teze më dërgo firmën ta falsifikoj”, zbardhen përgjimet e reja pjesë e dosjes së Ballukut

“Teze më dërgo firmën ta falsifikoj”, zbardhen përgjimet e reja pjesë e dosjes së Ballukut

20 November, 2025
Luftuan të dyja me kancerin, përqafimi i Kate Middleton dhe Jessie J frymëzon publikun

Luftuan të dyja me kancerin, përqafimi i Kate Middleton dhe Jessie J frymëzon publikun

20 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result