Shpërthim në një fabrikë raketash në Ankara, humbin jetën 5 persona

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi në një fabrikë raketash në Ankara.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 08:45 të mëngjesit të së shtunës në fabrikën e raketave dhe eksplozivëve të Makinerisë dhe Industrisë Kimike (MKE) në Ankara, teksa dyshohet se shkak është një reaksioni kimik.

Në vendngjarje kanë shkuar një numër i madh i efektivëve të policisë, ambulancave dhe zjarrfikësve.

Guvernatori i Ankarasë Vasip Sahin tha se nuk ka persona të plagosur dhe se punëtorët janë evakuuar.

Për fat të keq, 5 nga punëtorët tanë vdiqën. Nuk ka të lënduar. Të gjithë punëtorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Shpërthimi është shkaktuar nga një reaksion kimik. Prokurorët po e shqyrtojnë atë në detaje”, tha ai.

Share This Article