Katër fëmijë janë gjetur të gjallë më shumë se një muaj pasi avioni me të cilin ata udhëtonin u rrëzua në xhunglën e Amazonës së Kolumbisë, ka thënë presidenti i vendit.
Vëllezërit e motrat, të moshës 13, nëntë, katër vjeç dhe një vjeç, ishin në bordin e avionit me nënën e tyre, një pilot dhe një bashkë-pilot kur ai u rrëzua më 1 maj.
Nëna e tyre dhe të rriturit e tjerë në bordin e avionit vdiqën.
Presidenti Gustavo Petro tha se gjetja e fëmijëve pas javësh kërkimi ishte “një gëzim për të gjithë vendin”.
“Ata ishin vetëm, ata vetë arritën një shembull të mbijetesës totale që do të mbetet në histori. Këta fëmijë janë sot fëmijët e paqes dhe fëmijët e Kolumbisë”, tha ai.
Avioni Cessna 206 me të cilin po udhëtonin fëmijët dhe nëna e tyre, po fluturonte nga Araracuara, në provincën Amazonas, për në San José del Guaviare, kur lëshoi një alarm për shkak të dështimit të motorit./ BBC