Ministri i Punëve të Brendshme Bratislav Gashiç dha urdhër për zgjatjen e afatit për dorëzimin e armëve ilegale.
Tanjug raporton se në urdhrin e publikuar në Fletoren Zyrtare të datës 7 qershor, thuhet se afati për dorëzimin e armëve pa leje është shtyrë nga data 8 qershor në 30 qershor 2023.
Vendimi i Serbisë për dorëzimin e armëve të paregjistruara nga qytetarët, erdhi pak ditë pas sulmeve me armë që tronditën vendin.
Individët që do të dorëzonin armët, granatat, municionet dhe armët e tjera në pronësi të paligjshme midis 8 majit dhe 8 qershorit nuk do të përballeshin me asnjë akuzë penale.
Serbia u përball me dy sulme me armë gjatë muajit maj, ku më datë 3 maj një 14-vjeçar hapi zjarr në një shkollë fillore në Beograd duke u marrë jetën 9 personave dhe duke plagosur 7 të tjerë, ndërsa më datë 5 maj, një 21-vjeçar qëlloi me armë drejt njerëzve duke lënë të vdekur 8 prej tyre, një prej të cilëve polic, dhe duke plagosur 13 të tjerë.