Fituesi i Kupës së Botës dhe Topit të Artë, Fabio Cannavaro, e ka mbajtur premtimin e tij për të udhëtuar me biçikletë nga Roma në Napoli nëse skuadra e tij e zemrës do ta fitonte Scudetton.
Mbrojtësi legjendar ka lindur dhe është rritur në Napoli duke luajtur për klubin njësoj sikurse vëllai i tij i vogël, Paolo, ndërsa ka luajtur edhe për klube, si Parma, Inter, Juventus e Real Madrid.
Tash, 49-vjeçari mbetet një tifoz i flaktë i Partenopei dhe ishte zotuar se do t’i bënte 254 kilometra me biçikletë (nga Roma në Napoli) në rast se ekipi i tij i dashur do ta fitonte titullin pas 33 vitesh.
Pasi të zgjedhurit e Luciano Spallettit e arritën këtë qëllim, Cannavaro duhej ta mbante fjalën dje kështu ka udhëtuar me një grup miqsh.
Për ta bërë zyrtar mbajtjen e fjalës, ai ka publikuar imazhe nga udhëtimi në rrjetet sociale.