ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Investimet e shumta të Kinës në Mbretërinë e Bashkuar i dhanë asaj akses në teknologji të nivelit ushtarak, tha BBC 2 hours ago
Avokatët dhe deputetët laburistë do të rrëzojnë planin e azilit të Mahmood: Sekretari i Brendshëm paralajmëroi se opozita e krahut të majtë do të prishë goditjen ndaj migracionit të paligjshëm 2 hours ago
Ndalimi i vizave për vendet që nuk i pranojnë mbrapsht azilkërkuesit e refuzuar do të shpallet SOT 2 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 3 hours ago
Protesta kundër planit për të strehuar 600 azilkërkues në qytet 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

SHBA/Në Qendrën Kulturore Struga u inagurua instalacioni i Folesë së Shqiponjës

albnews by albnews
14 June, 2023
in Albania, Diaspora
0
SHBA/Në Qendrën Kulturore Struga u inagurua instalacioni i Folesë së Shqiponjës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Beqir Sina

Dje, ditën e diel 11 qershor në oborrin e Qendrës Kulturore Shqiptare Amerikane (AACC) në qytetin Riverdale – New Jersey, është përuruar sheshi i “Folesë së Shqiponjave” me zbulimin veprës së artit “Shqiponjës” një skulpture e madhe metali e derdhur në fonderi.

RelatedPosts

Marrëveshja për Industrinë e Mbrojtjes, Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman

Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare

Skuadra angleze mbërrin në Tiranë, gati për duelin e fundit me Shqipërinë

“Shqiponja” është vepër dhe donacion i artistit Gëzim Ballabani, ndërsa veshja me mermer e bazamentit është donacion nga kompania “Royal Marble and Granite” në New Jersey Fadil Korça . Një shqiponjë, kjo, e derdhur në fonderi, e cila peshon rreth 3 ton, e lartë rreth 6 metra, dhe ka një bazament betoni prej 5 metrave katror me lulishten për rreth dhe ndriçim LED ngjyrë të kuqe.

Ajo është vendosur me një pamje krejtësisht ballore, në hyrje të ndërtesës tre katëshe, e cila është dhe qendra më e madhe e shqiptarëve në Amerikë, e njohur si qendra e struganëve “Qendra Kulturore Shqiptare Amerikane (AACC)” në qytetin Riverdale – New Jersey.

Instalacioni është i quajtur “Foleja e Shqiponjês” i është dedikuar njerit prej simboleve tonë kombëtar atë shqiponjës me dy krena të flamurit kuq e zi.

Punimi artistik “ Shqiponja” u inaugurua me ceremoninë e prerjes së shiritit dhe zbulimin e mbulesës së mëndafshtë ngjyrë të kuqe, nga kryetari i kësaj Qendre z. Astrit Zhaku, ish kongresisti republikan i New York-ut, Joe DioGuardi- kryetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, Paul Carrell, Kryebashkiaku i Riverdale, Michael Serra – Kryebashkiaku i Pomton Law, David Kohle – Kryebashkiaku i Pequannock, diplomati Fatmir Zajmi, Agim Ismaili, nga qendra kulturore “Hasan Prishtina”, Eddie Drishti kryetar i Shoqatës Rozafa, dhe ish deputeti i LDK-ës, Fation Bislimi, etj.

Kreu i struganve në Nju Xhersi, Astrit Zhaku, pasi faleminderojë të gjithë ata që u bashkuan me struganët në këtë ceremoni, tha se kjo Qendër është e veçantë, “sepse, këtu komuniteti strugan mblidhet për të festuar festat tona kombëtare, festojmë e zhvillojmë aktivitetet e komunitetit strugan, kemi edhe shkollën shqipe që e kemi shkollën për fëmijët shqiptar në Nju Xhersi”.

Ai më tej duke folur për këtë qendër tha se: “Kjo është një qendër multifunksionale e të gjithë komunitetit shqiptar. Këtu ne ruajmë kulturën, traditën dhe gjuhën tonë të ëmbël dhe të bukur Shqip”

Ndërsa, duke folur për inaugurimin e instalacionit “Foleja e Shqiponjës” Zhaku, kujtojë se më 28 Nëntor 1443, Heroi ynë mbarë kombëtar dhe komandanti ushtarak legjendar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, e ngriti mbi kalanë e Krujës, flamurin kuq e zi me shqiponjën dy krenare. Ku në mes të flamurit është vendosur edhe një shqiponjë dykrenare “Eagle United” që përfaqëson të gjithë shqiptarët e bashkuar”, tha ai.

Ndërkohë, vazhdoi kreu i struganve, që sot simboli ynë i krenarisë tonë kombëtare Shqiponja e zezë me dy krena, është duke u përuruar para qendrës tonë (Albanian American Cultural Center of Riverdale, NJ – Qendra Kulturore Shqiptare Amerikane (AACC) Riverdale New Jersey), ne jemi mbledhur :

“Për të nderuar kontributin e komunitetit strugan në New Jersey, themeluesit dhe veprimtarët e kësaj qendre madhështore, që së bashku kemi punuar kaq shumë dhe jemi duke punuar vazhdimisht për të ruajtur kulturën, historinë dhe traditë tonë. Falë këtij komuniteti kemi sot këtë vepër të mrekullueshme, e cila është vepër e Gëzim Ballabanit, për punën dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm në këtë projekt, të dhuruar nga kompania “Royal Marble and Granite” në New Jersey, Fadil Korça etj” tha ai.

Po ashtu në fjalën përshëndetëse në inaugurimin e instalacionit të ri të folesë së shqiponjës, kryetari i struganve Astrit Zhaku, tha se: “Ne kemi vendosur ta quajmë folenë e shqiponjës, sepse ky vend është pikërisht një fole e shqiptarëve, aty ku bëhemi bashkë të gjithë shqiptarët nga çdo anë e vendit. Duke u bërë bashkë në një vend për ta quajtur atë shtëpinë e tonë të përbashkët në ditët më të mira dhe të këqija”.

Mbasi foli për instalacionin e “Folesë së Shqiponjës”, Zhaku tha se “ Qendra Kulturore Shqiptare Amerikane (AACC) Riverdale New Jersey), është institucion i respektuar dhe i dobishëm të ndërtojë një imazh dinjitoz për gjithë komunitetin tonë. Dhe në mënyrë të vendosur kjo është si një qendër orientimi modern që synon zhvillimin dhe avancimin e shqiptarëve në Amerikë, që të qëndrojmë gjithmonë bashkë me një dëshirë dhe një qëllim për të ruajtur kulturën tonë , historinë dhe trashëgiminë“.

Faleminderit dhe Zoti e bekoftë Amerikën dhe Zoti i bekoftë shqiptarët kudo në mbarë botën! përfundojë kryetari i struganve Astrit Zhaku.

Pas fjalës së kryetarit të kësaj qendre moderatorja Gonxhe Meta, ftojë të përshëndetësin kryetarin e Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, Joe DioGuardi, zyrtar të lart lokal, Agim Ismalin dhe diplomatin Fatmir Zajmi nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në SHBA.

“Ditë e bukur me komunitetin shqiptar në Riverdale, NJ, në inagurimin e “Folesë së Shqiponjës,” organizuar nga Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane “Struga” ku pata nderin të jem bashkë me heroin tonë të gjallë Joe DioGuardi dhe mikun Zikri Meta,” shkruan profesor Fation Bislimi në statusin e tij në Tweeter, duke shtuar se “Shqiptarë kudo në mërgatë e veçanërisht ata në SHBA janë kontribues të pazëvendësueshëm të kauzës sonë kombëtare si dhe hisedarë të shtetit të Kosovës!”

Kurse, veprimtari i dalluar strugan Kalosh Sela, tha se “Kjo është një vepër e mahnitshme, që do rrisë krenarinë tonë shqiptare, dhe do ti jap një bukuri të jashtëzakonshme kësaj qendre ku bëhen bashkë shqiptarët.

Në ndërkohë Grupet e valltarëve nga Qendra Kulturore Shqiptaro Amerikane, gjatë gjithë ceremonisë performuan me vallë e këngë nga të gjitha trevat.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Investimet e shumta të Kinës në Mbretërinë e Bashkuar i dhanë asaj akses në teknologji të nivelit ushtarak, tha BBC

Investimet e shumta të Kinës në Mbretërinë e Bashkuar i dhanë asaj akses në teknologji të nivelit ushtarak, tha BBC

17 November, 2025
Avokatët dhe deputetët laburistë do të rrëzojnë planin e azilit të Mahmood: Sekretari i Brendshëm paralajmëroi se opozita e krahut të majtë do të prishë goditjen ndaj migracionit të paligjshëm

Avokatët dhe deputetët laburistë do të rrëzojnë planin e azilit të Mahmood: Sekretari i Brendshëm paralajmëroi se opozita e krahut të majtë do të prishë goditjen ndaj migracionit të paligjshëm

17 November, 2025
Refugjatët do të përballen me 20 vjet pritje për t’u vendosur përgjithmonë sipas reformave të azilit

Ndalimi i vizave për vendet që nuk i pranojnë mbrapsht azilkërkuesit e refuzuar do të shpallet SOT

17 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

17 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result