Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar sot me presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar. Pas këtij takimi, Vuçiq ka folur edhe për arrestimin e policëve kosovar nga autoritetet serbe.
Presidenti serb i cili pretendon se policët kosovar ndodheshin në territorin e Serbisë, tha se ata po sillen si shtet serioz.
“Për sa i përket ngjarjes së djeshme, ne ndryshe nga disa të tjerë po sillemi si një vend serioz. Kështu do të trajtojmë personat që janë ndaluar. Ata nuk kanë marrë asnjë rrahje, as nuk janë keqtrajtuar, për dallim nga serbët që zakonisht rrahen kur arrestohen pa arsye nga shqiptarët”, deklaroi Vuçiq.