Në Parlamentin rumun është votuar sot qeveria e kryeministrit të ri rumun, Marcel Ciolacu.
Qeveria e re rumune morri votëbesimin pasi arriti të ruante marrëveshjen për “rotacion” në kreun e qeverisë.
Për besimin e qeverisë votuan 290 deputetë ndërsa 95 kundër, si dhe përfaqësuesit e pakicave në parlament votuan pro qeverisë, raporton reuters.
Social Demokratët e krahut të majtë dhe liberalët e qendrës së djathtë ranë dakord të zëvendësonin kryeministrat kur ata formuan një qeveri të koalicionit të madh në fund të vitit 2021, së bashku me një parti më të re të minoritetit hungarez.
Ndryshimi i qeverisë, i cili u vonua nga një grevë tre-javore nga arsimtarët, ngeci më tej reformat e komplikuara të pagave dhe pensioneve në sektorin publik, të nevojshme për Komisionin Evropian për të vazhduar disbursimin e fondeve.
Ciolacu premtoi të kryejë reforma të ndjeshme politikisht, si dhe t’i japë Rumanisë një zë më aktiv në politikën e jashtme si anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe gjithashtu premtoi të rrisë pagën minimale neto në 500 euro deri në fund të mandatit të tij vitin e ardhshëm, dhe deri në fund të vitit 2025, paga mesatare prite të jetë 1000 euro.