Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se KFOR-i ka pasur informacione se dronët e Serbisë kanë qëndruar një natë para mbi pikën ku janë rrëmbyer tre policë.
Haliti ka thënë se ata në këtë mënyrë kanë analizuar cdo gjë dhe kanë hetuar sa roje qëndrojnë në atë pikë.
‘Rrëmbimi i tre policëve është akt terrorist i Serbisë, shkelje e Rezolutës 1244 sepse policia e ka kalu kufirin e Kosovës dhe ka kidnapuar policë brenda territorit të Kosovës. Ata po thonë se kanë qenë andej, bile Vuçiqi tha se kanë dal me mbledh kërpudha, në fakt ata kanë qenë të vendosur në një pozicion.
Me pas ditë që është planifikuar një gjë të tillë s’i kishin zënë kaq të papërgatitur. E vërteta është se dronët serbë një natë para kanë fluturuar në atë zonë duke hetuar kufirin, sa ka roje, gjitha këto.
Një natë më herët e kanë përgatitur terrenin, kanë vepru si kundërpërgjigje ndaj veprime të Policisë së Kosovës, që ka arrest dy veta në veri, kriminelë të njohur.’’, ka thënë ai në ‘’Prime Time’’.
Ai ka thënë se KFOR-i ka informuar për mundësi të veprimit nga Serbia.
‘’Mesa kom dëgjuar nuk kam të konfirmuar, KFOR-i ka informuar që ka mundësi për të vepruar Serbia, ka një rrezik. Ashtu siç ka lutur edhe sonte që mos të lëvizin drejtim veriut, jo policia, por këta ndërkombëtarët, sepse ekziston rreziku me vepru.’’, tha ai