ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica? 7 hours ago
Shtypi turk sulmon Mourinhon: Kishte një marrëveshje me Benfikën, UEFA duhet të hetojë 7 hours ago
Trump: Me mbështetjen e BE, Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia 7 hours ago
Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë në Kosovë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses 10 hours ago
PS-PD bëhen bashkë në Këshillin Bashkiak, shkarkojnë nga detyra Erion Veliajn 11 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Ultimatum amerikan në Shqipëri: Zgjidhni krizën

albnews by albnews
1 November, 2019
in Albania
0
Shqipëria ndër 10 qeveritë me ekuilibrin më të lartë gjinor në botë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje politikës shqiptare të zgjidhë menjëherë krizën artificiale politike, pasi ajo dëmton integrimin e vendit. Nga Prishtina, i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, iu drejtua dhe opozitës shqiptare jashtë Parlamentit, duke nënvizuar se bojkoti nuk solli dhe nuk mund të sjellë zgjedhje të parakohshme. Ai kërkoi angazhim nga të gjitha palët për reformën zgjedhore.

I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, i bëri thirrje Shqipërisë të vazhdojë reformat që mundësojnë integrimin europian. Ndonëse Palmer nuk e përfshiu Tiranën në axhendën e tij të fundit në rajon, nga Prishtina ai gjeti rastin për t’iu bërë thirrje udhëheqësve politikë për të zgjidhur krizën, që sipas tij është artificiale.

RelatedPosts

PS-PD bëhen bashkë në Këshillin Bashkiak, shkarkojnë nga detyra Erion Veliajn

Rama nuk shkoi në OKB, Berisha: Ramës iu anuluan ftesat, është i lidhur me kartelet

“Gratë e Doshit” i lënë vendin burrave! Epidemi dorëheqjesh te PSD, lista e Shkodrës drejt ezaurimit

“Kjo është arsyeja pse udhëheqësit politikë duhet të tejkalojnë krizën e fabrikuar politike që rrezikon të dëmtojë rrugën përpara të Shqipërisë. Tani një mesazh për opozitën jashtë Parlamentit. Përmbajuni rolit tuaj për të ekzistuar. Bojkoti nuk ju jep fuqi politike, nuk solli dhe nuk mund të sjellë zgjedhje të parakohshme. Duhet të negocioni dhe të punoni për reformën zgjedhore. Komuniteti ndërkombëtar është gati të ndërmjetësojë”.

Zyrtari amerikan vlerësoi edhe reformën e paprecedentë sipas tij në gjyqësor, që do të shërbejë për çrrënjosjen e korrupsionit.

“Fundi i pandëshkueshmërisë në Shqipëri ka mbërritur. Kjo duket me dënimin dhe goditjen e bosëve famëkeq të krimit, më parë të paprekshëm, si Klement Balili. Në vazhdim duhet përparim i mëtejshëm me reformën zgjedhore, plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese me gjyqtarë që kanë kaluar vetting-un dhe të miratohet reforma zgjedhore. Populli shqiptar pret përparim të dukshëm dhe të qëndrueshëm kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Si dhe institucione gjyqësore dhe politike që funksionojnë në mënyrë të pavarur dhe efikase.”

Ndërsa për udhëheqësit në Prishtinë, i dërguari i posaçëm amerikan tha se ata duhet t’i qasen seriozisht dialogut dhe arritjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ai takoi me dyer të mbyllura me kreun e LDK-së, Isa Mustafa dhe nënkryetaren, Vjosa Osmani si dhe më pas presidentin Hashim Thaçi. Në asnjë takim nuk pati deklarata për mediat, por zoti Palmer mësohet të ketë thënë se status quo-ja nuk është e mjaftueshme.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica?

Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica?

23 September, 2025
Shtypi turk sulmon Mourinhon: Kishte një marrëveshje me Benfikën, UEFA duhet të hetojë

Shtypi turk sulmon Mourinhon: Kishte një marrëveshje me Benfikën, UEFA duhet të hetojë

23 September, 2025
Trump: Me mbështetjen e BE, Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia

Trump: Me mbështetjen e BE, Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia

23 September, 2025
Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë në Kosovë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses

Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë në Kosovë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses

23 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result