Nisma Socialdemokrate përmes një komunikate dërguar mediave, ka bërë të ditur se pas përfundimit të numërimit të votave të rregullta, atyre me kusht, votave të ardhura nga diaspora me kohë dhe atyre me vonesë, Nisma dhe koalicioni që ajo udhëheq ka marrë mbi 42 mijë vota, apo 5.012% të votave.
Ndërsa thotë se tendencat që përmes votave të kontrabanduara nga Serbia të minohet rezultati i dalur nga vullneti i rreth 839 mijë votuesve brenda dhe jashtë Kosovës janë të papranueshme.
Nisma Socialdemokrate njofton se do të shfrytëzojë të gjitha mjetet ligjore dhe kushteutese në mbrojtje të vullnetit të qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 06 tetorit 2019!