Me mijëra përdorues në botë kanë raportuar se kanë pasur probleme në aksesimin e aplikacioneve të Facebook, Instagram dhe WhatsApp.
Për rastin reagoi edhe vetë kompania Meta, e cila tha se ishte në dijeni të problemeve që lidhje me menaxhimin e saj të reklamave.
“Ekipet tona inxhinierike janë në dijeni dhe po kërkojnë në mënyrë aktive zgjidhjen e problemit sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Meta.
Më shumë se 15,000 përdorues në total thanë se kishin probleme me aksesin mediave sociale të kompanisë lidhur me Facebook, Instagram dhe WhatsApp.