Shqipëria ka marrë 600 milionë euro borxh në tregun ndërkombëtar. Interesi sipas të dhënave nga Bursa e Londrës është 5.9% nga viti në vit, ndërsa në afatgjatë arrin në 6.1%.
Ekzekutivi ka marrë 100 milionë euro më shumë borxh se plani fillestar, ndërsa interesi është 60% më i lartë se interesi nga eurobondi i fundit emetuar nga qeveria.
Eurobondi ka afat 5-vjeçar dhe data e fundit e shlyerjes,është 9 qershori i vitit 2028. Qeveria ka përshkuar se me marrjen e këtij borxhi një pjesë do të shkojë për të larë borxhin e mbetur, ndërsa pjesa tjetër shkon për mbulimin e deficitit buxhetor. Në total, kjo është dalja e 6-të në tregjet ndërkombëtare nëpërmjet këtij mekanizimi.
Sipas ekspertëve dalja për borxh tregtar e qeverisë në këto momente sjell rreziqe dhe mundësi të reja
“Në fakt do të kisha dy objeksione në këtë rast. Momenti që dilet në tregjet e huaja duhet të ishte më i studiuar për të parë tregjet e brendshme, kështu do të kishim ekspozim më të vogël të rrisqeve. Gjithë logjika është duke marrë kaq shumë borxhe, natyrisht që vendi futet në një qasje që nuk është pozitive në programet për të ardhmen”.
Vetëm dy eurobondet e para, ai i vitit 2010 dhe ai i vitit 2015 janë shlyer deri më tani, ndërsa tre të kaluarit, së bashku me borxhin e ri janë borxh ende i pashlyer.
Eurobondi i vitit 2021, me një afat 10-vjeçar është ai më jetëgjatë, dhe mbaron i fundit, në vitin 2031. Në këtë sens pa eurobondin e fundit bëhen në total 2.55 milaridë lekë të marra borxh, ndërsa 70% e tyre vijojnë të jenë ende aktivë.