Më 18 shtator do të nisë në Shqipëri do të nisi Censi i Popullsisë. Në një dalje për mediat drejtoresha e Institutit të Statistikave (INSTAT), Elsa Dhuli të ditur se për këtë proces do të punësohen rreth 7 mijë specialistë. Kosto totale e operacionit parashikohet të shkojë 16.9 milionë euro.
Mbledhja e informacionit nga punonjësit e caktuar nga INSTAT do të realizohet duke shkuar në çdo shtëpi.
“Të gjithë banorët në Republikën e Shqipërisë, në bazë të ligjit mbi censin janë të detyruar t’i përgjigjen përmbajtjes së pyetësorit, duke përjashtuar këtu tre pyetje të cilat janë pyetje opsionale që lidhen me etninë, fenë dhe gjuhën”, tha zonja Dhuli.
Ajo kujtoi se sipas ligjit nëse një qytetar refuzon të bëhet pjesë e censit të popullsisë, parashikohen penalitete që variojnë nga 50 deri në 100 mijë lekë.
Mbledhja e informacionit do të realizohet në mënyrë elektronike dhe do të zgjasë për 6 javë.
Gjatë mbledhjes dhe trahnsmetimit të dhënave do përdoren teknika moderne me tableta, që shkurton kohën e kalimit të informacionit nga terreni në qendër.
Censi i Popullsisë dhe banesave 2023 do të jetë Censi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912.
Numërimi i parë u krye në vitin 1923.
Censi i Popullsisë dhe Banesave ofron të dhëna mbi numrin zyrtar të popullsisë në një vend, numërimin zyrtar të të gjitha banesave në vend, së bashku me informacione të tjera.