Mediat greke kanë publikuar të tjerë detaje tronditëse nga tragjedia ku humbën jetën 78 persona pas mbytjes së anijes në Pylos.
Mësohet se, në bord janë gjetur gjashtë persona, të cilat thuhet se janë goditur me thikë, ndërsa pa incidentit kanë qenë vetë të mbijetuarit, që kanë treguar gjithçka ndodhi brenda “anijes së vdekjes”.
Referuar deklarimeve të të mbijetuarve, masakra ka ndodhur para se të hynin në zonën greke të kërkim-shpëtimit, në ujërat territoriale ndërkombëtare.
Megjithatë, nuk është e qartë nëse incidenti ka ndodhur mes trafikantëve dhe emigrantëve apo mes grupeve rivale të emigrantëve. Regjistrimet tregojnë gjithashtu se anija në fjalë u prish pesë herë gjatë udhëtimit.
Sipas të njëjtave deklarata pranë autoriteteve portuale, në anije ka mbizotëruar “gjendja ushtarake”, ata janë trajtuar ashpër, ndërsa të mbijetuarit thonë se njëri prej trafikantëve ka ecur me shkop dhe ka rrahur emigrantët që protestonin për kushtet çnjerëzore.
Siç thanë, edhe për pak ujë do duhej të paguanin.