Gazetari Artan Hoxha publikoi këtë të hënë videon e plotë të Safet Gjicit në zyrën e Bashkisë së Kukësit pasi kryente akte seksuale.
Ai fliste me vajzën për një projekt në Kukës. Dhe sipas Hoxhës, kjo histori nuk duhet devijuar nga thelbi që është korrupsioni.
“Unë nuk mund të jap asnjë informacion për këtë sepse devijojmë nga thelbi. Thelbi i kësaj historie është korrupsioni. Pastaj ajo vajza është tjetër gjë. Me atë merren organet e hetimit. Ajo duhej të ishte marrë në mbrojtje, unë habitem si nuk është marrë në mbrojtje deri tani. Sepse në këtë histori është personazhi kryesor. Nëse ajo e mohonte dhe kjo pjesa mbrapa nuk do dilte, ku do përfundonte historia?”, u shpreh gazetari.
Sipas Hoxhës, shumë qytetarë nuk arrijnë dot ta takojnë kryetarin e Bashkisë në Kukës, ndërsa vajza në video mbaroi punë për 13 minuta.
“Disa njerëz kthehen mbrapsht atje që nuk arrijnë ta takojnë dot kryetarin e bashkisë. Jo më të venë për 13 minuta, vuri në rresht bashkinë dhe doli nga dera”, u shpreh ai./