• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, May 16, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Diaspora
Gzim Hasanaj: Shqiptarët duhet të kenë së paku 2 deputetë në Zvicër

Gzim Hasanaj: Shqiptarët duhet të kenë së paku 2 deputetë në Zvicër

by albnews
21 June, 2023
in Diaspora
0
4
VIEWS

Në vitin e kaluar, herë të parë në historinë e Parlamentit të Kantonit Baselland është zgjedhur një deputet me rrënjë shqiptare. Ai është aktivisti i njohur dhe eksperti i të drejtës sociale, Gzim Hasanaj. Hasanaj është përfaqësues i Partisë së Gjelbër. Studimet për Shkencat Sociale i ka mbaruar në St. Gallen, ndërsa në po këtë drejtim studimet për Master i ka ndjekur në Bernë, Luzern dhe St. Gallen. Përveç si deputeti i parë nga komuniteti shqiptar në kantonin e tij, në Baselland, Gzim Hasanaj është i pari shqiptar në Zvicër që është zgjedhur si kandidat nga Partia e Gjelbër.

Albinfo.ch: Jeni nominuar nga Partia e Gjelbër (Grüne) si  kandidat  për  zgjedhjet  që do të mbahen  më  22  tetor  të këtij viti.  Ju keni një  bagazh të pasur  të angazhimit në politikën lokale dhe kantonale. Çfarë ju ka shtyrë konkretisht të provoni veten edhe në nivelin nacional?  

G.Hasanaj:  Temat të cilat trajtohen në Parlamentin Nacional kanë zgjuar tek unë gjithmonë një interes  më  të  madh.  Disa  prej  tyre  janë:  politika ndërkombëtare, politikat sociale, ligjet për të huajt dhe për integrim, e  energjisë,  posaçërisht  energjitë  e ripërtërishme,  siguria dhe pavarësia energjetike etj.  Pikërisht për shkak të bagazhit tim ma merr mendja që mund të  jap  një  kontribut  më të madh në këto tema. Nga studimet në shkencat sociale dhe nga puna shumëvjeçare ne këtë fushë, unë sjell  me vete mjaft njohuri dhe përvojë përkitazi me politikat sociale. Pëvoja ime e migrimit dhe kalimi i të gjitha fazave të integrimit në shoqërinë vendëse, mund të ndihmojë në krijimin e një legjislacioni të mirë për migracionin. Në rininë time kam studiuar për disa vite në Fakultetin e Elektroteknikës në Prishtinë.  Edhe pse kjo përvojë është  shumë larg në kohë, prapë se prapë ka mbetur  një interesim për çështjet energjetike, një prej temave më të ndjeshme të kohës që po jetojmë. Patjetër, edhe rezultati  në  zgjedhjet  e  fundit  kantonale  më  ka  trimëruar  që  ta  pranoj  nominimin  për zgjedhjet nacionale.

Albinfo.ch: Ka pasur, disa vjet më parë, një numër të madh kandidatësh shqiptarë  për  Parlamentin  e  Zvicrës.  Siç është parë më vonë, një pjesë e mirë e tyre kanë qenë që në fillim të pagjasa dhe kanë shërbyer vetëm si burim votash nga komuniteti shqiptar, për partitë  përkatëse. A mendoni se kësaj here, me rastin tuaj, qasja është ndryshe?  

G.Hasanaj:  Çdo parti  politike  gjatë  përpilimit  të  listave  përpiqet  që  në listë  të  ketë  një  shumëllojshmëri  të kandidatëve  që i përgjigjet edhe diversitetit shoqëror në Zvicër.  Kjo është legjitime dhe këtë e bëjnë të gjitha partitë.  Nga ana tjetër, karriera politike këtu ndërtohet në një periudhë më të gjatë kohore, pra duhet pasur durim, edhe nëse dikush nuk zgjidhet menjëherë.

Kjo është një këshillë që me dëshirë do t`ua jap të rinjve që kanë vendosur të merrenme politikë. Unë jam inkuadruar aktivisht në politikë në një moshë goxha të madhe, prandaj edhe më është dashur t`i kapërcej disa shkallë dhe kandidimin e parë ta kem në nivel kantonal, ndërsa tani të dytin, në nivel nacional. Kjo është diçka që ndodhë rrallë, prandaj të rinjtë nuk duhen dekurajuar, nëse nuk korrin fitore menjeherë në kandidimin e parë. Nga ana tjetër unë kam një përvoje nëntëvjeçare si drejtor për çështje sociale në një komunë në kantonin ku jetoj. Ndërsa për të pasur gjasa të mira për t’u zgjedhur, krahas gatishmërisë personale për angazhim politik, rezultati varet edhe nga renditja në listë. Vendet e para në listat zgjedhore, kanë gjasa më të mira për  të fituar mandate.  Fitorja ime në zgjedhjet e fundit për parlamentin kantonal, ka të bëjë pikërisht me vendin tim në listë. Unë isha bartës i listës në qarkun tim zgjedhor, prandaj edhe i kisha gjasat e mira për të fituar, gjë që pastaj edhe ndodhi.

Albinfo.ch: Ju jeni nominuar nga partia juaj dhe  i  jepni  llogari  asaj.  Por, komuniteti  shqiptar ka po ashtu  interesin e tij  në këto zgjedhje:  Sipas tij “janë pjekur kushtet” që më në fund të ketë një ose më shumë politikanë me rrënjë shqiptare në Parlament. A mendoni edhe ju se “janë pjekur” këto kushte?  

G.Hasanaj: Krahasuar me pjesëmarrjen tonë në numrin e popullsisë duhet të kishte së paku dy ose tre pjesëtarë të komunitetit tonë në Parlamentin Nacional. Mirëpo ne jemi pak të vonuar në këtë pikpamje. Është mjaft injurajues interesimi i të rinjve viteve të fundit për tu angazhuar në politikë.  Ne kemi treguar një energji të jashtzakonshme, në sport dhe  në  biznes,  prandaj  mbetet  që  të  shpresojmë,  që ky sukses të përsëritet edhe ne politikë.

Albinfo.ch: A llogaritni shumë në mbështetjen nga komuniteti shqiptar në këto zgjedhje apo mendoni se e keni bazën e sigurt te zgjedhësit tradicionalë të partisë suaj?  

G.Hasanaj: Mbasi kam hyrë aktivisht në politikë vetëm para një viti dhe nuk jam ende i njohur në tërë kantonin, mbasi në zgjedhjet nacionale i tërë kantoni është një qark zgjedhor, do  të jetë  mjaft  e  vështirë  që  të  zgjidhem  vetëm  me  votat  tradicionale  të partisë.  Pra natyrisht që përkrahja e  komunitetit do të më gëzonte  dhe do t`i shtonte gjasat për fitore.  Unë prej shumë vitesh angazhohem për komunitetin, kam qenë mjaft aktiv në Kuvendin e Shqiptarëve në Zvicër etj. Në Bazel jam anëtar aktiv në dy shoqata, njëra angazhohet për shkëmbim kulturor në mes Bazelit dhe Gjakovës, ndërsa tjetra për shkëmbim në kulturë dhe sport në mes të vendësve dhe mërgimtarëve në qytetin e Bazelit dhe në rrethinë.

Albinfo.ch: Çfarë u premtoni zgjedhësve, në rast se do të zgjidheni deputet?  

G.Hasanaj: Do të angazhohem për të drejtat e mërgimtarëve, për barazi sociale, për mundësi të barabarta për të gjithë pavarësisht prejardhje dhe përkatësisë. E përkrah nismën për  krijimin e mundësive që të fitohet nënshtetësia në mënyrë të lehtësuar mbas pesë vitesh qëndrimi në Zvicër, që të krijohen mundësi  të  barabarta  për  shkollim  cilësor  për  të  gjithë,  për  krijimin  e  kushteve për pjesëmarrje në të gjitha nivelet e shoqërisë dhe në çdo lloj të punës, posaqërisht në kompanitë shtetërore (publike), në të cilat mërgimtarët nuk janë të përfaqësuar sa duhet.

Albinfo.ch:Deri në zgjedhje kanë mbetur rreth 5 muaj, që nuk është një periudhë aq e gjatë. A keni bërë planin për fushatën tuaj zgjedhore? Nëse po, si duket ajo, në pika  të shkurtra? Keni paraparë  takime  edhe  me  komunitetin  shqiptar të  këtushëm?  

G.Hasanaj: Jam duke bërë një plan tani dhe nuk është përfunduar ende në tërësi. Do të jem më aktiv në rrjetet sociale,  që është një  risi per mua, pasi deri tani nuk kam qenë fare i pranishëm në to.  Natyrisht  jam  i  gatshëm  tu  përgjigjem  ftesave  për  bashkëpunim  dhe bashkëbisedim me shoqatat dhe grupimet e interesuara në Kantonin e Bazellandit, pasi fushata ime shtrihet në këtë kanton.

Të gjithë ata që kanë të drejtë vote, duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi 

G.Hasanaj: Të gjithë ata që kanë të drejtën e votës, le ta shfytëzojnë këtë të drejtë dhe le të votojnë për  kandidatët  për të cilët mendojnë  se do t`i përfaqësojnë  më së miri. Demokracia është një e arritur e madhe shoqërore, në kohën kur në botë janë duke u shtuar tendencat autoritare dhe totalitariste, prandaj të gjithë ata që e kanë fituar të drejtën e votës,  patjeter duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi.  Falënderoj platformën albinfo. ch për këtë  mundësi  dhe  për përhapjen  e  informatave  në mesin e bashkatdhetarëve,  për  krijimin  e  mundësive  për  një  njohje  më  të  gjerë  dhe  për  mundësinë  e  dhënë  për t`iu drejtuar lexuesve tuaj.  

Previous Post

Kërkimet për nëndetësen e zhdukur, ekuipazhi ka dhe 24 orë oksigjen

Next Post

Zvicër: Çmimet e energjisë elektrike do të rriten më tej në vitin 2024

albnews

albnews

Related Posts

Tensionet gjatë numërimit, Celibashi: Përfaqësuesit politikë nuk e ndihmojnë mbarëvajtjen e procesit
Albania

Tensionet gjatë numërimit, Celibashi: Përfaqësuesit politikë nuk e ndihmojnë mbarëvajtjen e procesit

11 May, 2025
Tensionet ndërpresin numërimin për votën e diasporës
Albania

Tensionet ndërpresin numërimin për votën e diasporës

11 May, 2025
Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës
Albania

Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

10 May, 2025
Next Post
Gzim Hasanaj: Shqiptarët duhet të kenë së paku 2 deputetë në Zvicër

Zvicër: Çmimet e energjisë elektrike do të rriten më tej në vitin 2024

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

15 May, 2025
Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

15 May, 2025
Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

15 May, 2025
Everton apo Chelsea? Në Angli zbulojnë të ardhmen e Armando Brojës

Everton apo Chelsea? Në Angli zbulojnë të ardhmen e Armando Brojës

15 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4707 shares
    Share 1883 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2397 shares
    Share 959 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM