Lojërat Europiane 2023 nisin rrugëtimin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lojërat Europiane 2023, një ekskluzivitet i RTSH, kanë nisur rrugëtimin e tyre në Krakov të Polonisë. Në ceremoninë e zhvilluar, parakaluan dhe 11 sportistët shqiptarë pjesëmarrës në këto lojëra me flamurin kuqezi, që mbahej nga Alban Beqiri.

Ky është edicioni i tretë i këtyre lojërave dhe do të mbahet nga data 21 qershor deri më 2 korrik dhe Shqipëria është një nga 48 shtetet pjesëmarrëse. Ekipi kuqezi, me 11 sportistë, pretendon medalje në disa disiplina, si Boks apo Karate.

Lojërat Europiane janë një eveniment i rëndësishëm, pasi do të shërbejnë dhe si një trampolinë për sportistët për në Lojërat Olimpike, “Paris 2024”.

Share This Article