Mosha është thjesht një shifër për Denise Richards. Aktorja amerikane nuk e njeh plakjen dhe tashmë kur ka mbushur 52 vite jetë, po shijon suksesin përveç kinematografisë edhe në platformën OnlyFans.
Richards ka zbuluar së fundmi se ajo arrin të fitojë shifrën marramendëse prej 2 milionë dollarë në muaj nga fotot dhe videot që poston në OnlyFans, duke lënë të kuptohet se ka mijëra të abonuar që presin kontentin e saj.
Aktorja iu bashkua platformës së famshme me përmbajtje erotike, disa muaj më parë, duke mbështetur vajzën e saj 18-vjeçare, e cila tashmë kishte një llogari të tillë.
Ajo duket se nuk është shqetësuar aspak nga komentet negative që merr dhe në një intervistë për SiriusXM ka mbrojtur vendimin e saj për të siguruar jetesën në formën që ajo do.
“Unë tregoj gjoksin dhe vaginën time dhe tashmë mund ta gjeni atje nëse e kërkoni në google. Ndonjëherë, më duhet të shkoj edhe përtej kufijve që i kam vendosur vetes, edhe nëse është vetëm për një here”, zbuloi ajo.
Madje Richards, theksoi se ai që e ndihmon duke i dhënë ide për materialin që poston në profilin e saj është bashkëshorti, Aaron Feipers.
“Aaron është përgjegjës për shumë nga përmbajtjet që ngarkoj. Ai e di se çfarë pëlqejnë meshkujt. Unë i tregoj gjërat dhe e pyes se çfarë mendon”, tregon ajo.