Osmani takon Hovenierin, flasin për hapat drejt shtensionimit dhe lirimin e policëve të rrëmbyer

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ku folën për zhvillimet në veri.

Osmani i ka kërkuar Hovenierit lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të policëve të Kosovës, të cilët u kidnapuan nga Serbia brenda territorit të Kosovës.

“Në takim u diskutua edhe për hapat e mëtejmë për shtensionimin e situatës dhe nevojën e bashkërendimit me partnerët, duke e ditur që si institucionet tona ashtu edhe SHBA ndajnë të njëjtin qëllim për një Kosovë të integruar në strukturat euroatlantike e me sovranitet dhe integritet territorial të pacenueshëm”, thuhet në njoftimin e presidencës, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Osmani e ka falënderuar Hovenierin për qëndrimin e qartë të ShBA-së për sa i përket lirimit të tre policëve.

Share This Article