Shqipëria do të presë më shumë turistë të huaj gjatë këtij sezoni turistik veror duke e kthyer kështu vendin tonë në një nga destinacionet më të preferuara.
Sipas Anëtarit të Bordit të Shoqatës së Tur-operatorëve, Besnik Vathi “shqetësuese për turizmin mbetet fuqia punëtore”.
Pasi sipas tij ky sektor, gjatë pandemisë pati një pauzë dhe pritet kjo do të ndikojë në nivelin e shërbimit dhe mundësinë e zgjerimit të shërbimeve të mëtejshme.
Pavarësisht kësaj dhe këtë vit, turizmi bregdetar rezulton më i preferuari nga turistët e huaj.
Sipas shifrave, referuar Instat gjatë muajve janar-prill, vendin tonë e vizituan 1.7 milionë turistë, që krahasuar më një vit më parë është një shifër shumë më e lartë.