Akademia e Shkencave e Shqipërisë : Qosja, gjithnjë në paraprirje të proceseve më përparimtare të botës shqiptare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në 87-vjetorin e lindjes, Akademia e Shkencave e Shqipërisë uroi akademikun Rexhep Qosja.  

“Jeta dhe veprimtaria e akad. Rexhep Qoses, është e  mbushur me veprimtari të shumanshme e të pandërprerë, më shumë se gjysmëshekullore, si studiues e si shkrimtar, si protagonist i zhvillimeve kombëtare në Kosovë e në Shqipëri, si dijetar e mendimtar, gjithnjë në paraprirje të proceseve më përparimtare të botës shqiptare” shkruan Akademia e Shkencave në një status të saj në rrjetet sociale.


Në vlerësimin e saj akad. Rexhep Qosja është “Studiues i historisë së letësisë, njohës i çështjes shqiptare, romancier e dramaturg, eseist, polemist, pjesëmarrës në Konferencën e Rambujesë, figurë politike dhe politolog, si dhe drejtor i Institutit Albanalogjik në Prishtinë për një kohë të gjatë; janë kontribute intelektuale që  kanë kthyer veprën e tij në një referencë të rëndësishme të botës mbarëshqiptare”. 

“Historia e letërsisë shqipe, historia e kulturës kombëtare, historia e çështjes shqiptare, kanë gjetur në veprën e tij një mendje të mprehtë dhe një kurajë të fortë, që i ka përshkuar vitet e dekadat me koherencë e devotshmëri” shkruan Akademia e Shkencave në një status të saj në rrjetet sociale.

Share This Article