Ndërpritet befas seriali kontrovers me protagonistë The Weeknd dhe vajzën e Johnny Depp

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Seriali “The Idol”, me protagonistë këngëtarin The Weeknd dhe aktoren Lily-Rose Depp, vajzën e Johnny Depp, do të përfundojë një javë më herët, pas polemikave të shumta mbi përmbajtjen e tij të tepruar.

Ka pasur shumë kritika për këtë serial, madje është përshkruar edhe si një “porno torturë”, për shkak të përmbajtjes eksplicite të tij.

Pritej që seriali të kishte 6 seri, por The Weeknd konfirmoi në rrjetet sociale që seria e pestë do të jetë edhe e fundit.

Ende nuk ka shpjegim zyrtar pse ky serial u vendos që të ndërpritej.

Seriali është ndërtuar mbi personazhin që përfaqëson Lily-Rose Depp. Ajo është Jocelyn, një këngëtare që pëson një krizë nervore në turneun e saj të fundit.

Më pas ajo takohet me drejtuesin e një klubit nate misterioze Tedros (The Ëeeknd) për të provuar të kthejë karrierën e saj në rrugën e duhur.

Në serial luajnë gjithashtu Dan Levy, Jane Adams, Rachel Sennott, DaVine Joy Randolph, Hank Azaria, Elizabeth Berkley dhe Anne Heche.

Share This Article