Për shkak të një zhurme të bezdisshme që vinte nga një frigorifer, një pastrues në Institutin Politeknik Rensselaer në Troy të SHBA, vendosi të fikte pajisjen duke shkaktuar dëme në një milion dollarë. Brenda ngrirësit ishin ruajtur mikroorganizmat e një pune kërkimore 25-vjeçare mbi fotosintezën.
Në shtator 2020, burri po pastronte laboratorin, por i mërzitur nga zhurma e vazhdueshme e shkaktuar nga ngrirësi, ai vendosi ta fikte atë. Kjo e solli temperaturën e frigoriferit nga -80° në -30° dhe shkatërroi plotësisht materialin brenda. Dëmet e vlerësuara janë rreth një milion dollarë, të kërkuara si kompensim nga punonjësi i Daigle Cleaning Services, pas ankesës në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut.
Avokati i universitetit për “Times Union”, komentoi ashpër duke u shprehu se “sjellja dhe neglizhenca e njerëzve fshinë 25 vite kërkime”.
“Burri thjesht donte të çaktivizonte sinjalin e pakëndshëm akustik, pavarësisht se në derën e ngrirësit ishte shpjeguar se çfarë e shkaktonte zhurmën dhe të gjitha udhëzimet se si ta heshte”.