SPAK një “armë” të re në dorë, kundër zyrtarëve të lartë që përfshihen në korrupsion, firmoset marrëveshja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

SPAK ka hedhur një tjetër hap për hetimin e korrupsionit të zyrtarëve të lartë publikë. Kreu i këtij institucioni, Altin Dumani, ka firmosur marrëveshje pune me Drejtuesen e Zyrës së Prokurorit Publik Evropian, Laura Codruța Kövesi, fokusi i së cilit është thellimi i bashkëpunimit mes vendeve kundër korrupsionit të zyrtarëve dhe krimeve financiare.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është lehtësimi i bashkëpuniminit gjyqësor në çështjet penale dhe të shkëmbejnë informacione mes të dyja palëve në hetimet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjithashtu, përfaqësuesit e dy institucioneve diskutuan mundësinë e bashkëpunimit edhe në kuadrin e rritjes së kapaciteteve njerëzore. Kjo pikë ka të bëjë kryesisht në trajnimet që ekspertët e Zyrës së Prokurorit Publik Evropian mund të ofrojnë për Seksionin e Hetimit Financiar në SPAK dhe shkëmbimin e eksperiencave të mira midis prokurorëve evropianë dhe prokurorëve të posaçëm në hetimin e keqpërdorimit të fondeve publike.

Share This Article