Parlamenti rumun i jep besimin qeverisë liberale të pakicës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria e pakicës, e përfaqësuar nga liberali Ludovic Orban, fitoi sot besimin e Parlamentit, duke i dhënë fund një krize politike që vonoi formimin e Komisionit të ri Evropian.

Kabineti i ri u ratifikua ngushtësisht, me shtatë vota më shumë se minimumi prej 233 votash të nevojshme. Kjo qeveri pason atë të socialdemokratëve, shumicë në parlament, e rrëzuar më 10 tetor dhe do të lejojë emërimin e një kandidati rumun për postin e komisionerit evropian.

Ky votim është një lajm i mirë për presidenten e re të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ekipi i së cilës ishte i paplotë në mungesë të një komisioneri rumun.

Orban premtoi se do të emërojë një kandidat për pozicionin menjëherë pas inaugurimit të qeverisë së tij, në marrëveshje edhe me presidentin Klaus Iohannis, po ashtu i Partisë Liberale./ATSH/

Share This Article