Zyrtari grek takon Fredi Belerin në burg: T’i jepet fund trajtimit të padrejtë dhe diskriminues të tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Komitetit të Asociimit dhe Stabilitetit të BE-së, Manolis Kefalogiannis ka vizituar në burg, kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Belerin. Në vizitën e tij në Shqipëri, Kefalogiannis u takua dhe me djalin e Fredi Belerit, dhe kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule. 

Po ashtu, sipas medias greke, eurodeputeti zhvilloi takime me Presidenten e Parlamentit Europian Roberta Metsola dhe relatoren e Raportit për procesin integrues të Shqipërisë, eurodeputeten Isabella Santos , ku i ka informuar për udhëtimin që bëri në Shqipëri dhe ndalimin e padrejtë të kryebashkiakut të Himarës nga autoritetet shqiptare.

Kefalogiannis i kërkoi presidentes së Parlamentit Evropian të marrë iniciativa për t’i dhënë fund menjëherë trajtimit të padrejtë dhe diskriminues të kryetarit të zgjedhur.

Një ditë më parë u konstituua Këshilli Bashkiak i Himarës, pa prezencën e kryetarit të zgjedhur më 14 Maj, Fredi Belerit, pasi ky i fundit ndodhet në burg.

Beleri kërkoi të ishte prezent në konstituimin e Këshillit, por GJKKO e rrëzoi kërkesën e tij. Në këtë kuadër, Beleri iu drejtua anëtarëve të Këshillit Bashkiak me një letër, ku ndër të tjera shprehte bindjen në fitoren e drejtësisë dhe lirimin e tij.

Share This Article