Rebelimi i Wagner-it mund të kishte rezultuar në ndarjen e Rusisë në të paktën dy pjesë, ka thënë kreu i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës në Ukrainë.
Kyrylo Budanov përshkroi një skenar nëse shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin dhe trupat do të kishte mbërritur deri në Moskë. (Në realitet, grupi Wagner u tërhoqën përpara se të arrinin në kryeqytet).
“Po të kishte hyrë Prigozhin në një Kremlin të zbrazët atë ditë, ai do t’i kishte treguar publikut se Kremlini është bosh”, tha Budanov.
“Nuk ka ministra. Nuk ka atje zyrtarë të lartë të vërtetë. Të gjithë u arratisën dhe do të demonstronte se nuk ka asnjë autoritet në pushtet aktualisht në Rusi”.
“Por nga ana tjetër, disa zyrtarë nga Shën Petersburgu apo diku tjetër do të fillonin të pretendonin se ata janë pushteti legjitim që krijon një situatë të dy pushteteve në vend, që menjëherë do të ishte e ndarë”.
Budanov tha se marrëveshja midis presidentit rus Vladimir Putin dhe Prigozhinit “bleu pak kohë” për udhëheqjen ruse.
Sido që të jetë, ai tha se pozicioni i qeverisë ruse si një “shtyllë gjithë-kontrolluese e pushtetit” ishte minuar ndjeshëm nga veprimet e Prigozhinit.