ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndikimi shkatërrues i alkoolit në trupin e njeriut, shëndeti i rrezikuar nga konsumi i tepruar 5 hours ago
Operacioni “Hapësirat publike” – 133 raste të zaptimit të paligjshëm, 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar 5 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 5 hours ago
Samia fiton zgjedhjet në Tanzani me 98% të votave mes trazirave 5 hours ago
Zonat më të varfra të Anglisë 6 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Kulture

Festivali Folklorik/ Eneda Tarifa: Ka vlera të jashtëzakonshme! Kryebashkiaku i Gjirokastrës: Do kërkojmë të bëhet çdo vit

albnews by albnews
30 June, 2023
in Kulture
0
Festivali Folklorik/ Eneda Tarifa: Ka vlera të jashtëzakonshme! Kryebashkiaku i Gjirokastrës: Do kërkojmë të bëhet çdo vit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Një Festival me vlera të jashtëzakonshme” e ka konsideruar këngëtarja Eneda Tarifa Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës. E ftuar në emisionin “Publikisht”, i cili u zhvendos pikërisht në skenën e Festivalit, Tarifa e përshkroi prezantimin e 2 netëve të tij si një eksperiencë mjaft emocionuese dhe të veçantë.

“Nuk është eksperienca e parë, por është më e veçanta. Është një kënaqësi dhe një nder. 8 ditë për këtë Festival janë të pamjaftueshme, njerëz kishte plot. Mesa duket kemi etje t’i tregojmë vetes sonë se kush jemi, çfarë janë këngët e vërteta popullore shqiptare sepse tani ka ardhur koha që e dëgjon të shformuar se këngët bëhen për qëllime të tjera. Ndërsa tashmë kemi mundësi të shohim kush është muzika popullore dhe kush është muzika e ahengut. Ishte moment emocional kur kam prezantuar grupin nga Zvicra dhe asnjëri nga ata nuk kishte lindur në Shqipëri, ishte emocionuese. Një Festival i tillë ka vlera të jashtëzakonshme, Festivali Folklorik ishte një emocion për mua dhe ishte kërkesa ime që të kisha 2 net prezantimi në Festival”, tha këngëtarja.

RelatedPosts

Hapet Muzeu i Madh i Egjiptit, duke shfaqur për herë të parë të plotë varrin e Tutankhamunit

Ndërron jetë në moshën 47-vjeçare djali i shkrimtarit Fatos Kongoli

ADN-ja nga ushtria e pafat e Napoleonit e vitit 1812, zbulon se çfarë ka të ngjarë të ketë çuar në vdekjen e ushtarëve në Rusi

Kreu i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi e konsideroi Festivalin si reklamën më të mirë që i bëhet qytetit, teksa theksoi se do të kërkojë që të zhvillohet çdo vit dhe jo njëherë në 5 vite, sikurse organizohet.

“Gjirokastra i ka të gjitha, ka historinë, kulturë, por për shumë persona shqiptarë dhe të huaj, Gjirokastra njihet si qyteti ku zhvillohet edhe Festivali Folklorik. Ka risi ky festival. Në këtë javë, shumica e strukturave akomoduese kanë qenë të rezervuara dhe të gjithë këta turistë që shtohen dhe shohin edhe këtë Festival, si një atraksion tjetër, do largohen me një impresion befasues dhe është një piar i mirë për Gjirokastrën, por edhe për Shqipërinë. Gjithë ajo që po shfaqet këto ditë është një piar shumë i mirë për të gjithë Gjirokastrën. Do loboj fort që ky Festival të jetë i përvitshëm. Gjirokastra e ka të domosdoshme. Ka nevojë për pika atraktive që turistët mos ta shohin Gjirokastrën vetëm për të qëndruar për 1 apo 2 ditë”, u shpreh Golemi.

Pas 8 vitesh mungesë, Festivali Folklorik Kombëtar çeli siparin më 24 qershor dhe do të zgjasë deri më 2 korrik. Kjo e premte (30 qershor) shënon ditën e gjashtë të mbajtjes së tij, ku në skenë u ngjitën ansamblet e Qarkut të Elbasanit dhe Diasporës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndikimi shkatërrues i alkoolit në trupin e njeriut, shëndeti i rrezikuar nga konsumi i tepruar

Ndikimi shkatërrues i alkoolit në trupin e njeriut, shëndeti i rrezikuar nga konsumi i tepruar

1 November, 2025
Operacioni “Hapësirat publike” – 133 raste të zaptimit të paligjshëm, 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar

Operacioni “Hapësirat publike” – 133 raste të zaptimit të paligjshëm, 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar

1 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

1 November, 2025
Samia fiton zgjedhjet në Tanzani me 98% të votave mes trazirave

Samia fiton zgjedhjet në Tanzani me 98% të votave mes trazirave

1 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result