Prishtina në mesin e 16 klubeve më të mira në Europe Cup

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Klubi i Basketbollit Z Mobile Prishtina sonte ka shënuar histori, duke arritur që të hyjë në mesin e 16 klubeve më të mira në FIBA Europe Cup.

Në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, basketbollistët prishtinas kanë shënuar fitore, duke e mposhtur Pinar Karsiyaka, me rezultat 82:78.

Mysafirët në pjesën e parë dhe të dytë u treguan më të mirë, por vendasit arritën që të rikthehen në lojë në pjesën e tretë, kurse në pjesën e katër ishin dominues të lojës, duke e rikthyer rezultatin në favor të vetin dhe arritën të shënojnë fitore të merituar. Tani Z Mobile Prishtina  kalon në vendin e tretë në Grupin I, duke e siguruar një vend në mesin e 16 ekipeve më të mira në FIBA Europe Cup.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply