Ka përfunduar me barazim (1-1) El Classico se sotme në Kupën e Spanjës.
Golin për Realin në “Camp nou” e ka shënuar Lucas Vazquez (6’). Në këtë pjesë nuk është inkuadruar në lojë gjeniu i futbollit, Messi, i cili vuan nga një lëndim.
Në pjesnë e dytë u pa dominimi i Barcelonës, ndërsa goli barazimit erdhi nga Malcom (57’).
Barcelona dhe Real Madrid u ndeshen në kuadër të gjysmëfinales të Kupës së Spanjës.
Kjo nuk do të jetë El Clasico e fundit gjatë këtij sezoni, pasi Reali dhe Barcelona do të ndeshën edhe dy herë tjera gjatë një muaji, ku ndeshja kthyese do të zhvillohet me 27 shkurt dhe ndeshja në kuadër të La Ligës do të zhvillohet me datën 2 mars.