ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj 8 hours ago
Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK 11 hours ago
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët 11 hours ago
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin 11 hours ago
Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Ja kur do të prezantohet Klodjan Braho  11 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Kulture

Gruan boshnjake, por këndon “Vajzë shqiptare”, Erik Lloshi: Prisja të më “godisnin”! Kolegët? Luizi s’më ka mbështetur

albnews by albnews
5 July, 2023
in Kulture
0
Gruan boshnjake, por këndon “Vajzë shqiptare”, Erik Lloshi: Prisja të më “godisnin”! Kolegët? Luizi s’më ka mbështetur
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Këngëtari Erik Lloshi sapo është prezantuar me projektin e ri muzikor “Vajzë shqiptare”. “Kënga ka marrë gjashtë muaj për t’u realizuar. Është e kuruar deri në detaj”, tregon Erik Lloshi në një intervistë për gazetarin Andri Xhahu në Radio Tirana 1. “Tekstin dhe muzikën e ka shkruar Edlir Begolli. Jam me fat që punoj me të.”

“Vajzë shqiptare” është një këngë moderne me ritme folk. Këngëtari shprehet se kohët e fundit ka dëgjuar shumë këngë me tupana. “Jam me fat që isha i pari që xhirova me tupana dhe i vetmi që xhirova te Piramida e re sepse nuk lejohet më të xhirohet pasi është shndërruar në qendër kulturore.”

RelatedPosts

“South Texas News”: Shqipëria, destinacioni evropian nën radarin e turistëve amerikanë

PAMJET/ Restauratorët shpëtojnë nga degradimi ikonën e “Shën Mëhillit”

“Erëza të lashta, shpirt i ri” në Kosovë

Kënga i kushtohet vajzave shqiptare, dhe Eriku e ka një shqetësim. “Duke e ditur që unë nusen e kam nga Bosnja dhe kënga flet për vajzat shqiptare, kisha frikën që do të më godasin në media. Romina është me origjinë nga Bosnja por me pasaportë është shqiptare.”

I pyetur për historinë e tyre të dashurisë, Eriku tregon se nuk ka qenë dashuri me shikim të parë. “Historia me Rominën është shumë e bukur. Jam dashuruar jo me shikimin e parë. Nuk besoj në dashurinë me shikim të parë. Unë besoj në pëlqim me shikim të parë. Jam dashuruar me sjelljen e saj, me dashurinë dhe kujdesin që më ka falur. Ka bërë shumë për mua në të mirë dhe në të keq.”

Projekti i ri muzikor ka ecur mjaft mirë duke arritur më shumë se gjysmë milioni klikime vetëm në pak ditë. “Kënga është e dëgjuar në të gjithë Diasporën. Në Kosovë ka bërë namin dhe po vendoset në rrugët e Kosovës gjatë paradave kuqezi. Deri tani kam hedhur një mijë dollarë sponsorizim. Do hedh dhe tre mijë të tjera për sponsorizim. Pra video del si sugjerim por jo blerje klikimesh.”

Në lidhje me raportin mes artistëve, Erik Lloshi tha: “Është buzëqeshje cinike, jo e sinqertë. Janë postime jo të sinqerta, sa për të bërë qokën, siç kam bërë edhe unë. U kam kërkuar suport shumë artistëve, sepse ne kemi nevojë për njëri-tjetrin. Ata që nuk më kanë mbështetur janë Luiz Ejlli, të cilin unë e kam mik, Fifi, të cilën e kam shumë mikeshë dhe Yll Limani, i cili kur unë isha në majë ia kam dhënë suportin. Po kështu Luizit dhe Fifit.”

Këngëtari tregon se nuk ndihet i zhgënjyer prej tyre. “Bota është e rrumbullakët. Sot kam unë nevojë për ta, nesër kanë ata nevojë për mua. Nuk e kutpoj këtë vetëkënaqësi dhe delirin që kanë. Pse duhet ta kesh? Të njeh një Shqipëri e tërë? Edhe mua më njeh një Shqipëri e tërë, por mos harro se çfarë kam bërë unë për ty dikur.”

Në mbyllje të intervistës, Eriku zbuloi se ka dhe katër këngë të tjera për të publikuar, sërish në bashkëpunim me Edlir Begollin. “Është një duet me Eranda Libohovën, që mezi pres ta publikoj. Flet për dy të dashuruar që nuk lejohen të jenë me njëri-tjetrin. Eranda është një nga artistet më të mira për mua. Kam dhe  një super baladë ku do të dal në origjinën time. Është edhe një trio shumë e fortë por nuk mund të zbuloj më shumë.”

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj

Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj

19 December, 2025
Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

19 December, 2025
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

19 December, 2025
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result