Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do të takohet të premten në Stamboll me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan.
“Të dy liderët pritet të diskutojnë marrëdhëniet midis dy vendeve, si dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, duke përfshirë zhvillimet e fundit në luftën Rusi-Ukrainë, marrëveshjen e grurit të Detit të Zi, e cila do të përfundojë më 17 korrik, dhe stabilitetin në rajonin e Detit të Zi”, thuhet në deklaratën e takimit.
Ndërkaq, forcat ukrainase në frontin juglindor vazhdojnë të avancojnë dhe të rimarrin territore të caktuara.
Sipas Oleksandr Tarnavskyi, komandantit të Operacionit të Forcave të Përbashkëta Tavria bëhet e ditur se forcat ukrainase kanë shkatërruar 47 njësi të pajisjeve ushtarake ruse brenda ditës së fundit, transmeton CNN.
“Ne kemi një zbulim efektiv ajror të zonës. Ne godasim me zjarr artilerie në objektivat e identifikuara të armikut. Po marrim masa kundër baterive. Tendenca është se ne po krijojmë presion sistematik përmes veprimeve tona sulmuese. Ka përparim të rëndësishëm në këta dy vektorë”, tha zëdhënësi Valerii Shershen.