Për herë të parë në 67 vitet e fundit, te Milani nuk do të ketë asnjë përfaqësues të familjes Maldini. Daniel Maldini është huazuar te Empoli për këtë sezon, ndërsa babai i tij, Paolo Maldini, u largua nga klubi në qershor, duke bërë që të mos ketë më asnjë Maldini te kuqezinjtë.
Dinastia nisi me Cesare Maldini, i cili ka qenë kapiten i Milanit dhe ka fituar Kupën e Kampioneve me këtë ekip në Mançester. Të njëjtën gjë bëri edhe djali i tij, Paolo, i cili si kapiten ngriti për herë të parë një Champions po në qytetin anglez.
Ndërkohë, Daniel Maldini fitoi titullin kampion me Milanin në sezonin 2021-2022, përpara se të huazohej fillimisht te Spezia e tashmë te Empoli.