“Nuk i shiti ai shokët”/ HABIT avokati i njohur: Dosjen e çoi vetë Ahmetaj, pa e ditur për pasojat!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Avokati i njohur Sajmir Vishaj, i ftuar në një intervistë televizive, u shpreh se miliona euro dalin në qarkullim, ndërsa populli po vuan për bukën e gojës. Ky është një problem i madh sipas tij, ndërsa deklaroi se deri më sot nuk ka parë të dënohet asnjë zyrtar për korrupsion.

Sipas Vishajt, dosjen në SPAK për këto afera i ka dërguar vetë Arben Ahmetaj, pa e ditur për pasojat që do t’i vinin nga mbrapa, ndërsa tha se ai nuk i ka shitur shokët me këtë veprim.

“Miliona euro të dalin në qarkullim, kjo populli po vuan për bukën e gojës, ky është një problem i madh. Deri më sot për korrupsion unë nuk kam parë njeri të dënohet. Janë dënuar për shpërdorim detyre shumë të tjerë.


Unë mendoj që dosjen e ka çuar vetë Ahmetaj, pa e ditur për pasojat që do të sillte. Ahmetaj ka marrë përsipër një risk, nuk ka shitur shokët”, deklaroi më tej avokat Sajmir Vishaj.

Share This Article