Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço tha sot për “TopTalk”, se në Shqipëri, më saktësisht, në zonat e Elbasanit dhe në zonat e Dajtit, është një kamionçinë e vogël që përdoret nga biznesmenë për “të rregulluar” disa probleme që mund të kenë me rivalët e tyre.
Ai tha se në atë kamionçinë ka shumëllojshmëri “hekurash”, duke përfshirë edhe armët.
“Ka një kamionçinë që shëtit ktej nga zonat industriale, diku në Elbasan, tek zonat lart të Dajtit, një kamionçinë e vogël, që e marrin në telefon biznesmen të ndryshëm dhe ajo i zgjidh ca punë kur ka ndonjë problem me ndonjë rival, apo fqinj. Edhe i thotë “Më sill pak ato hekurat”, dhe kamionçina ka nja 5-10 persona brenda, dhe ajo ka brenda çdolloj hekurash, qoftë armë, qoftë shkopa bejsbolli, si t’i duash”, tha eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço.