Një 33-vjeçare është gjendur e vdekur në shtëpinë e saj. E reja është gjendur pa shenja jete nga bashkëshorti i saj.
Policia bën të ditur se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe vdekja dyshohet se ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 11.07.2023, në Rrugën e Qelqit, në Kombinat, në banesë është gjetur nga bashkëshorti i saj, pa shenja jete shtetasja Dh. J., 33 vjeçe.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe vdekja dyshohet se ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.