Lart në Alpet austriake, qindra punëtorë ndërtimi punojnë në një projekt të madh nëntokësor që synon ruajtjen e energjisë hidrike pasi ndryshimet klimatike kanë reduktuar prodhimin e energjisë elektrike të vendit të varur nga energjia e ujit.
Impianti i ri i cili po ndërtohet nën hidrocentralin e ri do të jetë funksional deri në vitin 2025. Verbund, një kompani gjysmë publike, vazhdon të derdhë miliarda euro në modifikimin e turbinave të hidrocentraleve pavarësisht kritikave nga aktivistët që thonë se digat dhe termocentralet kanë një ndikim të madh në mjedis.
Austria merr më shumë se 60 përqind të prodhimit të saj të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë, prej më shumë se 3,100 diga të shpërndara nëpër lumenjtë e saj.
Për herë të parë vitin e kaluar, Austrisë, e cila gjithashtu mbështetet shumë në gazin rus, iu desh të importonte energji elektrike.
Vjena synon të përmbushë të gjithë nevojën e saj energjetike nga energjia e rinovueshme deri në vitin 2030, por ka qenë e ngadaltë në zhvillimin e industrisë energjetike të erës dhe diellit, të cilat përbëjnë vetëm 13 përqind të energjisë elektrike të saj.